Klubi i mendimit ekonomik

Fondet e BE-së për bujqësinë, më 30 nëntor çelen aplikimet. Ja kush përfiton

Bashkimi Europian ka ndezur dritën jeshile për shumën prej 94 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Bëhet fjalë për fondet e programit IPARD, që do të shkojnë për investime në fermë, investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale si dhe për investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, ose siç njihet ndryshe agroturizëm.

Ministria fton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin të përgatisin dokumentacionin për të aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe përfitojnë financime të drejtëpërdrejta nga skemat mbështetëse. Faza e dorëzimit të aplikimeve do të çelet më 30 nëntor.

Ekspertët e ministrisë shpjegojnë se thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizik dhe juridikë), me kriteret që puna dhe veprimtaria e tyre zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në fushat e prodhimit bujqësor/ose të agro-përpunimit dhe zhvillimit rural me fokus në masat e mëposhtëme:

Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumësht
  • Mish
  • Fruta
  • Perime
  • Vresht

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumështi dhe përpunimi i qumështit
  • Përpunimi i mishit
  • Përpunimi i frutave dhe perimeve
  • Vera

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm;

  • Prodhimi i bimëve medicinale aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative dhe kërmijve;
  • Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra dhe të kultivuara, kërpudhave dhe mjaltit;
  • Përpunimi në nivel ferme dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore;
  • Akuakultura;
  • Turizmi i natyrës dhe ai rural;
  • Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale;
  • Industria e artizanatit dhe punishtet e prodhimit;
  • Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.

Hapja e thirrjes së parë për aplikime parashikohet në datën 30 nëntor 2018, me kohëzgjatje për aplikim 60 ditë.  ​

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet