Klubi i mendimit ekonomik

FMN në Tiranë, takon Tatimet për të ardhurat

Flutura Tota, Ekonomix.al

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë takuar këtë të mërkurë drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas të dhënave nga administrata tatimore, bëhet e ditur, se takimi është organizuar në kuadër të takimeve një javore të FMN-së në Tiranë, dhe në fokus të diskutimeve kanë qenë të ardhurat e grumbulluara nga kjo administratë.

Ka qenë Zëvendësdrejtori i Përgjithshme i Tatimeve Xhavit Çurri, që ka pritur  misionin e FMN-së i kryesuar nga Stephen Vesperman dhe Allan Jensen, të cilët kanë vlerësuar performancën e deritanishme të administratës tatimore, rezultatet e arritura, si dhe përpjekjet që po bëhen për të rritur bazën e tatimpaguesve, si dhe cilësinë e shërbimit.

Gjatë takimit u bë një përditësim i rekomandimeve të lëna pas përfundimit të marrëveshjes, ku ekspertët theksuan, se administrata tatimore ka bërë progres të dukshëm gjatë kësaj periudhe.

Misioni i FMN-së u shpreh i gatshëm që të vazhdojë të ndihmojë administratën tatimore për të përmirësuar cilësinë e kontrolleve, si dhe rritjen profesionale të burimeve njerëzore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshme i Tatimeve Xhavit Çurri, i njohu ekspertët me reformat që po ndërmerr administrata tatimore, me projektet kryesore që janë duke u zbatuar, siç është fiskalizimi, por edhe rritja e numrit të pagesave elektronike, si një mënyrë për të reduktuar kontaktet e tatimpaguesve me administrarën tatimore, por edhe për të kursyer kohë e para.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet