Klubi i mendimit ekonomik

Financat marrin me të mirë ish të përndjekurit. 66 mln lekë dëmshpërblim

Në datën 18 dhjetor buxheti i shtetit përmes thesarit ka kaluar në llogaritë e ish-të përndjekurve politikë 66 506 625 lekë. Pagesat janë kryer nga thesari dhe përfitues janë të gjithë ish-të dënuarit politikë ose trashëgimtarët e tyre.

Fondet do të ndahen në mënyrë proporcionale për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. Me kusht që në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë.

 

Kriteret që duhet të plotësohen për të përfituar dëmshpërblim:

a) të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik;

b) heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik;

c) të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht;

ç) të kenë fituar pafajësinë;

d) sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.

Për ish-të dënuarit që nuk jetojnë, apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari, sipas rrethit të përcaktuar në këtë ligj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet