Klubi i mendimit ekonomik

Fiat, 5 miliardë euro investime për fabrika në Itali

Prodhuesi i automjeteve Fiat Chrysler do të shpenzojë 5 miliardë euro deri në vitin 2022 për të modernizuar fabrikat në Itali, duke iu përgjigjur kështu kërkesës për më shumë automjete sportive dhe elektrike.

Së bashku me modernizimin dhe shtimin e teknologjive të reja, kompania ka plane për të ndërtuar fabrika të reja në Pomigliano dhe Torino. Ndërsa markës Jeep do t’i shtohet edhe një model i ri fuoristradë pas kërkesës së lartë nga blerësit.

Në total, kompania do të shpenzojë rreth 11% të buxhetit vjetor prej 8.7 miliardë eurosh deri në vitin 2022 për transformimet e produkteve dhe makinave elektrike në Itali. Prodhuesi italo-amerikan po përpiqet të fokusohet në tregun europian, pasi aktualisht biznesi anon nga Amerika e Veriut me 97% të fitimeve në tremujorin e tretë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet