Klubi i mendimit ekonomik

Festat e fundvitit, shqiptarët i kalojnë në shtëpi

Pamundësia ekonomike ka detyruar shumicën e shqiptarëve që t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi. Ata deklarojnë se kjo është arsyeja kryesore, që i pengon të udhëtojnë dhe të festojnë ndryshe.

Një fakt të tillë e ndjejnë edhe agjencitë turistike, përfaqësuesit e të cilave shpjegojnë se kërkesa ka për vendet e rajonit dhe për qytetet brenda Shqipërisë, por jo në vende të largëta, që janë edhe më të kushtueshmet. “Shqiptarët zgjedhin vendet që janë afër, si Kolashin, Mavrovë, pra destinacione ku mund të shkohet me makinë. Këtë vit preferohen edhe destinacione brenda vendit”, pohojnë agjencitë.

Periudha e fundvitit karakterizohet nga rritja e konsumit, për shkak të shpenzimeve të shtuara që bëjnë familjet për ushqim, por edhe për dhurata.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet