Klubi i mendimit ekonomik

Festat e fundvitit në prag, ja çmimet aktuale në tregje!

Vetëm pak javë përpara festave të fundvitit, periudhë që njihet si më e shtrenjta për familjet shqiptare, për shkak të luhatjeve të forta të çmimeve, në tregjet e kryeqytetit, frutat dhe perimet duket se akoma nuk e kanë ndjerë dorën e fortë të tregtarëve, që çdo vit rrisin çmimet.

Në tregjet e lagjeve periferike, çmimet duket sikur i përkasin periudhës së Verës, atëherë kur shumica e produkteve janë të stinës dhe ku çmimet janë relativisht të ulëta.

Ekonomix.al ka bërë një vëzhgim në tregje, ku një kilogram kastravec tregtohet me 70 lekë, molla 80 lekë për kilogram, speci i kuq me 130 lekë për kilogram, madje më lirë seç kanë qenë në muajin Gusht, kur një kilogram domate u rrit me 150 lekë, ndërsa një kilogram spec kushton 100 lekë.

Përballë këtij fakti, konsumatorët thonë, se çmimet janë të përballueshme, por se ekziston frika, se sapo festat të afrohen, tregtarët do të rrisin çmimet, ashtu siç në fakt ndodh çdo vit.

“Janë të përballueshme. Ne e dimë se domatet në mes të Verës i blemë 150 lekë, tani janë 80-90 lekë. Ndërsa frutat e stinës, nuk janë të shtrenjta. 70-80 lekë janë mandarinat, portokallet. Besoj se janë të përballueshme” shprehet kështu një konsumatore.

Megjithatë, në tregjet e kryeqytetit ka një luhatje të vogël, pasi në tregjet e mëdha, çmimet janë më të ulëta, ndërsa në tregjet e lagjeve, që janë më të vogla, çmimet rriten.

Produkti Çmimi
Molla 80 lekë
Arra 500 lekë
Spec i Kuq 130 lekë
Spec Jeshil 100 lekë
Domatina 150 lekë
Domate 80-90 lekë
Tranguj 70 lekë
Mandarina 70 lekë
Portokall 70 lekë

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet