Klubi i mendimit ekonomik

Festa lokale në bregdet për të promovuar bujqësinë dhe turizmin

Në fshatrat bregdetarë të jugut po zhvillohet edicioni i dytë i aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”.  Një fundjavë argëtimi, por jo vetëm kaq. Edhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar vlerat dhe pasuritë turistike dhe ato në sektorin e bujqësisë, ofertë joshëse vecanërisht për turistët e huaj, në prag të sezonit.

Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ajo e e Turizmit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim.

Konkursi “Festat lokale”, që u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona.

Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet