Klubi i mendimit ekonomik

Fasonistët në alarm: Po goditemi nga rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH-së

Rënia e euros dhe mosrimbursimi në kohë i TVSH-së po i shkakton goditje sektorit fason. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve ka kërkuar sot ndrëhyrje urgjente nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë për zgjidhjet e këtyre dy problemeve emergjente.

Fasonistët apelojnë Bankën Qëndore të ndërhyjë në treg për të blerë valutë dhe për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane, me të cilën kjo industri zhvillon të gjithë aktivitetin e saj.

Gjithashtu, prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve evidentojnë se mosrimbursimi në kohë i TVSH-së nga tatimet u ka shkaktuar ngërç financiar. Ata kanë kërkuar ndrëhyrje urgjente nga qeveria, pasi zhvillimi i aktivitetit të tyre është përkeqësuar ndjeshëm.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet