Klubi i mendimit ekonomik

Fakulteti Juridik/ Përplasje mes studentëve të ngujuar dhe atyre që kërkojnë mësim

Fakulteti i Drejtësisë vazhdon ti ketë  dyert e mbyllura, ndërsa studentët janë të përçarë. Një pjesë e mirë e studentëve kërkojnë me ngulm që mos të humbasin vitin shkollor, ndërkohë pjesa tjetër kërkon që vijojë më ngujimin.

Paraditen e sotme  dy grupe studentësh kanë tentuar të përplasen fizikish, ndërsa policia private ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Ditën e sotme, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka zhvilluar dhe një takim me studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Një prej studentëve ka treguar se kanë qenë rreth 3 persona të nxitur politikisht ata që u munduan të hapnin barrikadën, duke shtuar se u përpoqën që të ruanin qetësinë në këtë moment.

Ndërsa ka pak që ka përfunduar mbledhja mes Senateve Akademike të pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Pedagogët gjatë kasaj mbledhjeje morën masa drastike, ndërsa i lanë qeverisë një javë afat që të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë  si dhe rishikimin e VKM-ve, deri në një shkurt. Kërkesa e parë e tyre ishte mbështetja e vazhdueshme e studentëve në protestën për rrëzimin e VKM-së.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet