Klubi i mendimit ekonomik

Facebook, rrjeti social më i përdorur nga shqiptarët. Publikohen të dhënat

Facebook është rrjeti social më i përdorur në botë dhe padyshim, më i preferuari nga shqiptarët. Versioni online i gazetës italiane “Il sole 24 ore” ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale 2019, e cila nuk ka ndryshime të mëdha në krahasim me 12 muaj më parë. Facebook ka vazhduar të rritet, duke shënuar 2.3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1.5 miliardë lidhet së paku një herë në ditë.

Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit. Facebook është më së shumti i përhapur në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë, në Indi dhe Asutrali.

Instagrami është rrjeti social i dyti më i përhapur më botë. Në 58 vende rrjeti social ka dyfishuar prezencën e tij, duke numëruar rreth 1 miliardë përdorues.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet