Klubi i mendimit ekonomik

Europa përbëllet me krizë në Ballkan. Duhet veprim i shpejtë

Premtimi për të qenë pjesë e BE-së për vendet e rajonit ekziston, por Rusia, Kina dhe Turqia mund të krijojnë destabilitet.

Lufta e dytë ka mbaruar, por e para ende jo. “Këto kanë qenë fjalët e një zyrtari turk që kam takuar tani vonë në Ankara. Ai po fliste për Lindjen e Mesme, por ishte lloji i komentit që duhet të kisha dëgjuar edhe në Moskë, në Kiev ose në vendet e  Ballkanit, për gjendjen në kontinentin europian.

Vendi i vetëm ku unë nuk e kam dëgjuar këtë koment është Brukseli. Kjo sepse Bashkimi Europian është ende i papregatitur për të jetuar në një botë ku gjeopolitika është kthyer në një çështje në të cilën qeveritë, ashtu si edhe publiku, janë të fiksuar me kufijtë dhe territoret, dhe prtendojnë ta përkufizojnë suksesin më shumë përmes krenarisë kombëtare se sa përmes zhvillimit ekonomik.

Kjo është çfarë luhet sot në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku kapaciteti i Bashkimit Europian për të menduar dhe vepruar si lojtar gjeopolitik është vënë realisht në provë. Këtë muaj, Bashkimi Europain ka prezantuar strategjinë e re për vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është të inkurajohen reformat në Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke rinovuar perspektivën e anëtarësimit. Institucionet e Brukselit, të cilat e gjejnë veten në mest të një dëshire për anëtarësim që ka infektuar në mënyrë populiste shumë vende të BE-së, tani ngjan sikur ekziston kurajoja për të rikujtuar se premtimi i anëtarësimit nuk është një mrekulli e vogël.

Kjo shaka e Ballaknit ka përfshirë mendjet e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë të presin shumë gjatë: kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, diferenca mes pesimistëve dhe optmistëve është që optimistët besojnë se Turqia do ti bashkohet Europës gjatë presidencës shqiptare të BE-së, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do ti bashkohet BE-së  gjatë presidencës Turke të BE-së. Që do të thotë: kurrë.

Brukseli ka të drejtë ta bëjë të qartë se status quoja është e paqëndrueshme. Por pa e sqaruar mirë, deklarata rrezikon të prodhojë destabilitet në rajon. Ajo se për çfarë BE duhet të ketë më shumë frikë është ripërsëritja e skenarit të Ukrainës, ku mbështetja e qeverisë për aspiratën europiane, shkakton më shumë reagim kundër, të kundërshtarëve të zgjerimit, se sa të mbledhë qeveritë e vendeve të Europës rreth projektit.

Shumë faktorë i kanë shpënë vendet e Ballkanit në vëmendje – jo vetëm kriza e refugjatëve, që tronditi thellë rajonin. Është koha për një integrim të gjerë, pas një periudhe në të cilën BE është njohur si një organizatë që jep pak para dhe me shumë zinxhirë të varur në qafë.

Një zhvillim inkurajues ka qenë ratifikimi i marrëveshjes miqësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve kanë qenë të ndera, kryesisht për çështjet e minoritetit. Në këtë marrëveshje, ata kanë nënshkruar që duhen gjetur zgjidhje për shqetësimet e rajonit.

Por që BE të ketë sukses për ambiciet e saj për të transformuar rajonin, duhet të ketë parasysh ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur. Në 2003-shin, kur BE premtoi herën e parë për anëtarësim, u duk pak e dyshimtë që e ardhmja e rajonit do të ishte Europiane. Rusia po kërkonte që vendet e Balllkanit të shërbenin së pari si vend tranzit për eksportin e energjisë në tregjet e Europës Perëndimore. Ambicia e Moskës ishte të ruante më mirë një nivel influence se sa të konkuronte me Brukselin.

Pesëmbëdhjetë vite më parë, Turqia ishte entuziaste rreth shanseve të anëtarësimit në BE. Si rezultat, përshtati politikat e saj ballkanike për të demonstruar strategjinë e saj të velrave përkrah Europës. Pas kësaj, askush nuk foli më për Kinën në Ballkan.

Sot, konkurenca gjeopolitike është e egër. Kina është numri një i investitorëve të huaj këtë vit në Serbi. Planet për të ndërtar një hekurudhë të shpejtësisë së lartë mes portit grek të Pireut dhe Budapestit, që do të kalojë përmes Beogradit, është me një vlerë të jashtëzakonshme për Kinën pasi është një rrugë strategjike që lidh Azinë  me Europën. Kinezët shpresojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në tregun e përbashkët europain, ndërsa Kina nuk  ka asnjë nxitim në lidhje me projektet e saj infrastrukturore për tiu përmbajtur rregullave të BE-së.

Kjo ngre shumë pyetje. A duhet që BE të shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor të adoptojnë rregullat e saj tani, ose më vonë? Dhe është BE e gatshme të ofrojë kompensim nëse këto shtetet përfundojnë duke humbur investimet kineze si pasojë e integrimit Europian? Qasja e Rusisë ka ndryshuar gjithashtu. Brukseli nuk ka nevojë të ketë një spiun në Kremlin për të ditur që Moska do të bëjë gjithçka për të parandaluar hyrjen e Maqedonisë në Nato – jo për arsye të kuptimit të saj strategjik, por për vlera simbolike.

Dhe politikbërësit europianë duhet të jenë të ndërgjegjshëm që nëse mosmarrëveshjet e gjata në kohë mes Greqisë dhe Maqedonisë (përsa i përket emrit të kësaj të fundit) nuk zgjidhen përpara samitit të Majit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë kjo do të jetë një humbje e dy-fishtë: Ambiciet e Maqedonisë do të jenë thyer dhe përpjekjet serioze të Brukselit për rajonin do të kenë rënë poshtë.

Rajoni i Ballkanit është ku Rusia mund të punojë për të destabilizuar BE-në me një kosto shumë të ulët politike për veten e saj, si në terma ekonomikë, po ashtu edhe në rrezikun e një konfrontimi të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë varet nga diplomacia Europiane për të bindur Moskën që të përshkallëzojë  tensionet nuk do ishte në interesin e saj. A është BE gati për këtë?

Pastaj është Turqia, një vend që marrëdhëniet me BE-në i rezultojnë në një nivel të ulët historik. Është ende e paqartë se si presidenti, Rexhep Tayyip Erdoğan, do të luajë kartat e veta në vendet e Ballkanit Perëndior. Ndërsa Ankaraja po përpiqet të krijojë influencë mes komuniteteve Muslumane të Ballkanit, Moska po përdor ndikimin e saj mbi Kristianët Ortodoksë. A mundet që Rusia dhe Turqia të koordinojnë politikat e tyre, ashtu siç u përpoqën të vepronin në Siri?

Nëse BE është e ngathët për tiu përgjigjur këtyre realieteve të reja gjeopolitike, strategjia e saj për Ballkanin Perëndimor do të dështojë.

 The Guardian, Ivan Krastev

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet