Klubi i mendimit ekonomik

Euro në nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit. Ka ofertë në treg, pak kërkesë

Rënie e fortë e euros në tregun tonë të këmbimit. Monedha europiane ka zbritur në nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u shkëmbyer me 124.11 lekë. Kundrejt një dite më parë, ajo ka rënë me 0.15 lekë.

Dizbalancat e mëdha në tregun valutor kanë ardhur si pasojë e sasisë së madhe të euros në qarkullim dhe kërkesës së dobët për të nga importuesit dhe tregtarët. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë nuk po ndërhyn më në treg dhe e ka lënë kursin në regjim të lirë.

Ndërkohë dollari është forcuar. Moendha amerikane është në kuotën e 109.44 lekë, duke fituar 0.51 lekë kundrejt një dite më parë.

Me rënie të lehtë është paundi britanik, që këmbehet me 139.39 lekë ose 0.30 lekë më pak se dje.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet