Klubi i mendimit ekonomik

Euro, ekuilibër i ri i kursit në 124 lekë?

Kursi i këmbimit të euros në tregun tonë valutor duket se ka arritur një ekuilibër të ri, të paralajmëruar më herët edhe nga Banka e Shqipërisë.

Siç duket edhe nga grafiku, prej javësh monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme në nivelet e 124 lekëve, ndërsa sot këmbehet për 124.2 lekë.

Sipas guvernatorit, kjo vjen si pasojë e balancimit më të mirë midis kërkesës dhe ofertës për valutë, por edhe reagimit të Bankës së Shqipërisë. Por edhe në këto nivele, zhvlerësimi i euros me gati 10 lekë gjatë 2018-ës dëmton sipërmarrjet eksportuese në vend, që kanë kontrata afatgjata.

Të humbura janë edhe familjet që marrin të ardhura nga emigrantët, ndërsa nga kursi përfitojnë ata që kanë kredi në valutë, importuesit dhe tregtarët, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet