Klubi i mendimit ekonomik

Euro drejt një minimumi të ri, zbret në kuotën 125 lekë

Euro ka shënuar sot një minimum të ri. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka zbritur në 125.9 lekë, duke humbur 0.3 lekë kundrejt një dite më parë.

Ndërkaq edhe dollari ka pësuar një rënie të fortë. Monedha amerikane shkëmbehet me 107.6 lekë, me rënie 1.13 lekë kundrejt një dite më parë.

Rënia e euros është shndërruar tashmë në tendencë. Edhe pse vijon që prej fillimit të vitit, gjatë muajve të fundit ka qenë më e fortë.

Oferta e madhe e euros kundrejt kërkesës së dobet është arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros. Ndërsa ecuria e dollarit po ndikohet nga tregjet ndërkombëtare dhe zhvillimet në arenën globale.

Ekspertët shpjegojnë, se krahas sasisë së madhe të euros në qarkullim, kryesisht nga burimet informale, një tjetër faktor që po ndikon janë edhe valuta e turistëve që kanë filluar të vijë tashmë në Shqipëri, me çeljen e sezonit turistik

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet