Klubi i mendimit ekonomik

Ndodhi e cuditshme në tregun e këmbimit! Të gjitha valutat në rënie

Kursi i këmbimit e ka nisur keq këtë javë. Si rrallëherë, të gjitha monedhat janë në rënie kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet me 125.04 lekë, me rënie 0.08 lekë kundrejt javës së kaluar. Ndërsa dollari amerikan është në kuotën e 108.5 lekëve, me rënie 0.66 lekë kundrejt një jave më parë.

Të dobësuara paraqiten edhe të gjitha valutat e tjera, si paundi britanik, franga zvicerane, jeni japonez etj. Leku shqiptar paraqitet kështu i fuqizuar kundrejt të gjitha monedhave.

Kjo është një ndër rastet e rralla, ku shënohet një ecuri e tillë e tregut valutor. Ekspertët shpjegojnë se kur rënia e të gjitha valutave ndodh për disa ditë me rradhë, atëherë kemi të bëjmë me spekulime në treg.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet