Klubi i mendimit ekonomik

Dita 3 e ngujimit/ Ekonomikut  i vendoset dryni, studentët: Po na mbajnë peng

Studentët e Ekonomikut vazhdojnë ngujimin e tyre, në ditën e tretë. Ndërkohë Fakulteti i Ekonomikut është mbyllur më dry nga jashtë. Ky veprim është vërejtur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Studentët deklarojnë se janë marrë peng, pasi policia private ka mbyllur derën kryesore me një zinxhir.

Disa prej studentëve që ndodhen të ngujuar kanë tentuar të dalin nga fakulteti, por nuk ia kanë arritur, po ashtu edhe studentë të tjerë nga jashtë janë mundur të futen brenda ambienteve të Fakultetit të Ekonomikut

Edhe studentët e Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Mësohet se me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet