Klubi i mendimit ekonomik

Dështon sërish tenderi i “Unazës së Re”, Qato: S’kualifikohen ofertat e paraqitura

Ditën e sotme gjatë një dalje për mediat, drejtoresha e ASRRSH-së, ka folur për  tenderin e lotit të parë të Unazës së Madhe, në kryeqytet.

Qato deklaroi se ky tender ka dështuar, ndërsa u tregua e rezervuar për të bërë publike shkeljet e kompanive në garë. Qato tha se të gjashta kompanitë kishin mangësi në dokumentacion.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotesojne kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent.

Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore.  Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha shkurtimisht Qato.

Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit me “DH ALBANIA”, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re. Kompania fantazëm mori tenderin prej 12 milionë eurosh për një linjë energjitike. Ndërsa pas zbulimit të skandalit  ka dhënë dorëheqjen drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Ndërsa pak kohë më pas është shkarkuar nga detyra Afrim Qendro, i cili u zëvendësua nga Sonila Qato.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet