Klubi i mendimit ekonomik

Denoncimi i Berishës: Mungon tregu, prodhimet bujqësore i hanë bagëtitë

Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore është një problem për fermerët e vendit. Këta të fundit detyrohen t’i flakin prodhimet e tepërta.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një qytetari, i cili thotë nëpërmjet një video, se prodhimet bujqësore janë të detyruar tua japin bagëtive për të ngrënë.

Sakaq, qytetari ka fajësuar qeverinë Rama për problemin e tregut, ndërsa i bën thirrje kryeministrit që të largohet sa më parë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje dr,shiko se si u a japim bagetis mundin e gjith veres dhe vjeshtes,,kemi mbi 100 kv fasule dhe nuk kemi treg ku ta dergojm,,ju lutem shperndaje qe ta shikok dhe ai lugati ribdekjes,,te uroj shender dhe mos vdeksh kurr.”

Miq,kjo eshte kriminale, ndaj dhe mbare fermereve shqipare iu bej thirrje te ngrihen dhe ti shporrim shushunjat, narkoqeveritaret qe pasurohen mbi fatkeqesine e tyre.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet