Klubi i mendimit ekonomik

Debate të forta në Kuvend/ Opozita akuza qeverisë: Po vjedh me PPP-të

Afati për heqjen e ofertave të pakërkuara për Partneritet Publik-Privat ka shkaktuar debate në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Sipas ndryshimeve të propozuara në ligj nga qeveria, prej 1 Korrikut 2019 nuk do të pranohen më oferta për projektet infrastrukturore, por do të limitohen në shërbimet e porteve, aeroporteve, si dhe në fushën e energjisë dhe gazit natyror.

Deputetët e opozitës hodhën akuza se shtyrja e kërkesave deri më 1 Korrik bëhet për të vazhduar vjedhjen nga qeveria.

Ndryshimet u prezantuan nga zv/ministrja e Financave, Albana Shkurta, ku ndër të tjera përfshihet eliminimi i bonusit për kompanitë që bëjnë ofertat e pakërkuara dhe zëvendësimi me një mekanizëm kompensimi.

Drafti i qeverisë, bazuar mbi sugjerimet e ndërkombëtare, parashikon edhe forcimin e rolit të Ministrisë së Financave ndaj këtyre projekteve si dhe ngritjen e një komiteti për përzgjedhjen dhe ofrimin e ekspertizës së specializuar për të gjitha projektet e formës së koncesionit PPP.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet