Klubi i mendimit ekonomik

Çmim i lartë i energjisë dhe karburanteve, Industria: Paaftësi, subjektivizëm dhe korrupsion

Shqipëria radhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për çmimin dhe njëkohësisht për cilësinë tepër të ulët të karburanteve në qarkullim.

Ky ka qenë cilësimi i Konfindustrisë, për vendin tonë. Kjo e fundit i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë sa më shpejt, që çmimet të zbresin në nivele të krahasueshme me rajonin.

Industria kërkon uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Sipas industrialistëve, çmimet e larta dhe cilësia e dobët e karburanteve dhe energjisë elektrike janë pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik, biznesin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Fakti që në një kohë të gjatë institucionet shtetërore nuk ndërhyjnë, dëshmon sipas industrialistëve për paaftësi, subjektivizëm dhe korrupsion.

Tregjet e karburanteve dhe energjisë elektrike kanë një qarkullim vjetor të përbashkët prej mbi 1.7 miliardë dollarë dhe janë më kryesorët, duke kapur afër 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet