Klubi i mendimit ekonomik

Celularët, shtrenjtohen mbi 50% paketat ditore dhe javore

Tarifat e operatorëve celularë janë rritur sërish. Pavarësisht gjobave nga Autoriteti i Konkurrencës, kompanitë në treg duket se vijojnë të shtrenjtojnë paketat njëkohësisht, duke aplikuar çmime të njëjta.

Kësaj radhe paketat javore dhe ato ditore janë rritur nga të tre operatorët. Nëse paketa ditore kushtonte 100 lekë për abonentët e secilës kompani, sot ajo kushton 150 lekë. Ndërsa paketa javore është shtrenjtuar nga një mesatare prej 300 lekësh në 500 lekë, ku duket se operatorët kanë unifikuar sërish tarifat.

Shtrenjtimi ka ndodhur në harkun e 5 javëve, nisur nga Vodafone në fund të Janarit, ndjekur nga Albtelecom në mes të muajit Shkurt, dhe në fund nga Telekom në fund të këtij muaji.

Çmimet mes operatorëve janë pothuajse identike edhe për paketat mujore, me diferenca jo më shumë se 100 lekë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet