Klubi i mendimit ekonomik

Çantat “I’m Lu”, rrugëtimi i biznesit që lindi nga dashuria

Sabina Veizaj, Ekonomix.al

Isah dhe Lorena kanë pasionin e përbashkët për krijmtarinë dhe artin. Me talentin e trashëguar nga familjet dhe dëshirën për të sjellë diçka unike në tregun konfuz shqiptar, mes brandeve të shtrenjta dhe produkteve jo origjinale, ata vendosën tëkrijonin çantat I’m Lu.

Ato i gjen kudo në Prishtinë, në Tiranë dhe në të gjithë botën, pasi shumë prej klientëve të brendit më të ri shqiptar janë të huaj. Një biznes i nisur me pak para, ose më saktë vetëm me kursime e që tani ka një fabrikë, një showroom dhe disa të punësuar.

Një rrugëtim biznesi, që lindi nga dashuria e që vazhdon të ushqehet nga pasioni.

Kjo është historia e “I’m LU”!

 

Çfarë do të thotë BrandiI’m Lu?

I’m LU do te thotë, Unë jam LoretaUkshini. Por gjithashtu, janë bashkim i inicialeve tëdy ideatorëve dhe themeluesve të I’m LU-së, Isah Mustafa dhe LoretaUkshini.

 

Kur ka nisur rrugëtimi juaj dhe si?

Rrugëtimi ynë si ide ka filluar në vitin 2011 dhe pikën e shitjes e kemi hapur në qershor të 2013-ës. Pas nevojës për të pasur diçka unike për veten tonë dhe pamundësisë për të gjetur diçka në tregun tonë, kemi filluar të provojmë diçka që na lumturon neve dhe është e pëlqyshme dhe unike për klientët!

 

Pse zgjodhët të krijoni çanta me dorë në mënyrë artizanale dhe jo diçka tjetër?

Siçe thamë më herët, mungesa në tregun tonë ishte një ndër gjërat e para që na shtyu të merremi me çanta. Pas fazës provuese e kuptuam qëështë shumë kreative, e ndryshme nga gjithçka tjetër që ka të bëjë me prodhimin e tekstilit dhe menduam që mund të japim shumë dhe mbi të gjitha, na jepte kënaqësi (dhe vazhdon të na japë shumë e më shumë) prodhimi i çantave!

 

A ka qenë ky pasion i trashëguar nga ndonjë anëtar i familjes?

Nga të dyja familjet kishte histori të rrobaqepësisë apo edhe konfeksionit, por ajo nuk ishte diçka që na shtyu drejt fillimit tëmarrjes me prodhimin e çantave. Por gjithsesi, pasi filluam,kishim përkrahjen e familjeve të tipit material, ideor apo edhe tregimit të historive të suksesit nga ata!

 

Apo e menduat si biznes artizan fitimprurës?

Fillimisht ishte komplet dashuri. Por që të vazhdojë kjo dashuri të rritet dhe të mbijetojë, padyshim që duhet të jetë edhe fitimprurës.

 

E studiuat tregun në fillim?

Studimi erdhi, por jo sepse ne donim ta studionim tregun. Thjesht donim që të kishim diçka për veten tonë dhe krejt çka hasëm në tregun tonëishin brandet e famshme, që ishin shumë standardeose imitime super të dobëta dhe të punuara ose ne vend, ose të ardhura nga Kina apo Turqia.

E pamë që ka nevojë të punohet diçka e veçantë, e përshtatshme për gjenerata dhe qëllime të ndryshme dhe filluam të mendojmë si dy persona që duan diçka unike dhe sigurisht, që feedback-u është marrë nga shumënjerëz.

Ne vlerësojmë komentet e tyre dhe para se tëfillonim me hapjen e showroom-it, vlerësuam gjithçka dhe menduam qëështë diçka ideale nga aspekti për të shprehur kreativitetin. Gjithashtu, edhe mundësia përnjë shtrirje të mirë të biznesit tonë.

 

Me sa para e nisët dhe ku e zhvilluat punën në fillim?

Në fillim aktivitetin e zhvilluam në një lokacion në periferi, ku ishte qeraja më e vogël dhe hapësira e madhe.

Morëm 4 makina qepjeje industriale, të cilat ishin të domosdoshme për përfundimin e një çante, ku kostoja e tyre ishte rreth 2000 euro në total.Gjithashtu, morëm materiale të ndryshme, disa ishin materiale të vjetra që mblodhëm nga depot e të afërmve tanë dhe disa materiale tëtjera i morëm në shitoret, ku shesin metrazhe, gjë të cilën s’e kemi kalkuluar, por që ishin pothuajse të gjitha kursimet tona që kishim…edhe pse nuk e dinim se a do të marrë formë kjo gjë apo jo!

 

Si erdhën kërkesat e para?

Ne filluam që produktet e para t’ua tregonim shoqërisë, të afërmve dhe kolegëve në punët tona. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe donin me patjetër të kishin diçka nga produktet tona, gjë të cillën ne nuk pranuam dhe donim që produktet t’i merrnin vetëm atëherë, kur ne të kishim showroom-in tonë, gjë, e cila ndodhi paspothuajse 2 vjetësh.

 

Sa klientë keni deri më tani?

Nuk e dimë me shifër, ngaqë kemi klientë të ndryshëm, individë, biznese, institucione etj. Por që produktin e I’m LU-së mund ta hasni çdo ditë në rrugët e Prishtinës në krahët e njerëzve, por gjithashtu, pothuajse edhe nëçdo vend të botës, ngaqë në Kosovë ka shumëtë huaj që jetojnë apo punojnë dhe ata janë klientë në numër të madh të I’m LU-së, sidomos në kohën e festave të fundvitit!

 

Ku i dërgoni produktet tuaja?

Produktet tona gjenden vetëm në showroom-in tonë dhe nëse dikush dëshiron ta ketë produktin tonë, atë e gjen tek ne.

Kemi filluar që një numër të caktuar të produkteve ta kemi edhe në Tiranë tek “njimarnjimrapsht” dhe deri tani, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

 

A ecën shitja online?

Sa i përket shitjes online kemi pak ngecje, ngaqë çmimi i dërgesës është paksa i lartë. Kemi kontakte me njëpostë lokale në Kosovë, ku ata bëjnë dërgesa në Kosovë dhe Shqipëri. Në këto dy vende kemi pasur rezultate të mira, ngaqë çmimi i dërgesës nuk është edhe shumë i lartë.

Në Kosovë është 2 euro, ndërsa në Shqipëriështë 6 euro. Për kërkesat mbi 30 euro, përShqipëri dërgesën e bëjmë falas, ndërsa në Kosovë mbi 10 euro!

 

Nga koha kur keni nisur, sa ka shkuar kapitali?

Nga koha kur kemi filluar, I’m LU tani ka 3 punëtorë (+1 deri 2 në sezone apo kërkesa më të mëdha) plus Loreta dhe Isah. Kemi 8 makina për qepje, ka qarkullim vjetor me tendencë rritje 30-40% nga viti në vit dhe mendojmë që të vazhdojmë me këtëtendencë!

 

Ku e merrni lëndën e parë?

Lëndën e parë e marrim në Kosovë, ngaqë ka disa komapni të furnizuara mirë dhe mund të zgjedhësh, edhe cilësi, edhe dizajn të mirë. Gjithashtu, edhe në Turqi, ku është një mundësi për të zgjedhur çkado që ke në mendje e sidomos, për pjesën e aksesorëve, ku në Prishtinë është problem të gjesh diçka të re, që nuk është në treg.

Gjithashtu, vlen të theksohet që ne marrim edhe materialet e vjetra dhe i riciklojmë ato në çanta.

 

Si është një ditë në punishten I’mlu?

Dita fillon me trajtimin e porosive që i kemi, fillimisht merret shablloni, pastaj materiali, bëhet prerja e pjesëve, pregatitja e tyre dhe pastaj fillon qepja.

Me të përfunduar çanta, kalon ne fazën e testimit dhe pastaj njoftohet klienti ose vendoset në showroom.

 

Kujt konsumatori i drejtoheni?

I’m LU i drejtohet të gjitha moshave dhe gjinive.

 

Kush i blen çantat tuaja?

Të gjitha moshat, por të shumtë janë studentët e degëve të Ndërtimit, Arkitekturës, Artit etj… ku nevoja për çanta që janë të përshtatshme përlaptopa tëmadhësisë 17” e tutje është e madhe!

Gjithashtu, ka tendencë rritje të kërkesës për çanta tëpersonalizuara për bebe dhe fëmijë të vegjël!

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet