Klubi i mendimit ekonomik

Buxheti 2019, institucionet e drejtësisë kërkojnë rritje fondesh. Presidenca asnjë lek

Institucionet e pavarura të drejtësisë kanë kërkuar rritje fondesh për vitin e ardhshëm. Kërkesa ëhstë paraqitur në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku ka nisur diskutimi i projektbuxhetit 2019. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita i ka braktisur diskutimet për buxhetin.

Në komisionin e Ligjeve, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi rritje fondesh për personel prej 200 personash. Kërkesë kjo që u konsideruar luksi nga deputeti socialist Bashkim Fino.

Lidhur me këtë kërkesë, Ministria e Financave aprovoi një shtesë për 50 persona. Më pas, u dakordësua që shtesa të jetë 60 persona.

Edhe Shkolla e Magjistraturës paraqiti një kërkesë që ngjalli diskutim, pasi kryetari i saj kërkoi fonde për një makinë të re dhe kjo gjë e acaroi zotin Fino, i cili tha se Shkolla e Magjistraturës është institucioni me rritjen më të ndjeshme në buxhet dhe kjo rritje mjafton.

Edhe Gjykata Kushtetuese paraqiti kërkesë për një fond prej 10 milionë lekësh të reja për rikonstruksionin e ambienteve të saj. Në fund, Presidenca nuk kishte asnjë kërkesë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet