Klubi i mendimit ekonomik

Buxheti 2019 dhe paketa fiskale sot në parlament. Socialistët votojnë të vetëm, opozita bojkoton

Parlamenti miraton sot nen për nen dhe në tërësi buxhetin 2019 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Drafti më i rëndësishëm i financave publike do të diskutohet në seancë plenare vetëm në praninë e deputetëve të mazhorancës, pasi opozita e ka bojkotuar diskutimin e buxhetit në kuvend.

Në distancë, deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar ashpër draftin si shkatërrues për ekonominë e shqiptarëve, me kostot e shtuara të PPP-ve dhe shpërdorimin e fondeve publike.

Bashkë me buxhetin do të miratohet edhe paketa fiskale, me ndryshimet që qeveria ka parashikuar të bëjë tek taksat dhe tatimet nga 1 janari 2019.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet