Klubi i mendimit ekonomik

Bursat në panik, Krishlindjet mbyllen me rënie të fortë për titujt kryesorë

Bursat botërore u mbyllën në rënie vigjiljen e Krishtlindjeve. Në Wall Street, bursa Doë Jones humbi më shumë se 650 pikë, ndërsa indeksi Nasdaq dhe SP 500 ranë me mbi 2%.

Titujt në tregje po i drejtohen dhjetorit më të keq në histori, që prej Depresionit të Madh. Doë Jones mbylli javën më negative, që prej krizës së vitit 2008, ndërsa Nasdaq ka hyrë zyrtarisht në një trend rënës, për shkak se ka rënë me mbi 20% në një periudhë të shkurtër.

Kriza është shtrirë edhe në Azi, ku bursa Nikkei e Japonisë ra me 5%, ndërsa në Kinë, bursa e Shangait e mbylli ditën në humbje me 0.9%.

Investitorët po i tremben një ngadalësimi të rritjes ekonomike botërore, që i shtohet frikave të luftës tregtare SHBA-Kinë dhe rezultatit të paparashikueshëm të Brexit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet