Klubi i mendimit ekonomik

Bujqësia një tjetër mundësi. IPARD jep 71 milion euro për fermerët

Të gjithë fermerët shqiptar tashmë kanë edhe një tjetër mudësi për subvencione për kulturat bujqësore që kultivojnë, përmes projektit IPARD i cili ka dhënë dritën jeshile për 71 milion euro në funksion të subvencionimit të tyre.

Sipas Ministrisë së Financave misioni auditues i DG AGRI që vizitoi Shqipërinë në datat 24-27 shtator 2018 është përmbyllur me sukses.

Në përfundim të procesit të auditimit, përfaqësuesit e Misionit konfirmuan për strukturat përgjegjëse (struktura menaxhuese në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo Zbatuese në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural), përmbushjen në nivel të kënaqshëm të kushteve të vendosura në Marrëveshjen e Financimit dhe gatishmërinë për fillimin e zbatimit të tij.

Përfaqësuesit e KE do t’i propozojnë nivelit vendimmarrës dhënien e opinionit pozitiv për çeljen e thirrjes për aplikim për përfitimin e granteve nga fermerët dhe bizneset e interesuar.

Zyrtarisht miratimi pritet të mbërrijë në fund të tetorit duke mundësuar dhe çeljen e thirrjes për aplikime për vlerën e financimit që në total shkon 71 milionë Euro nga buxheti i Komisionit Europian dhe bashkëfinancim 23 milionë Euro nga buxheti i shetit shqiptar, i shtrirë në 5 vite.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet