Klubi i mendimit ekonomik

Brexit “trondit” prodhuesit e makinave në Mbretërinë e Bashkuar

Honda, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë do të njoftojë mbylljen e fabrikës së vetme që ka në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Mbyllja e fabrikës që ndodhet në Sëindon do të rezultonte në humbjen e 3500 vendeve të punës. Ky lajm vjen pak javë përpara se të ndodhë “Brexit”.

Gjigandi japonez Honda nuk ka komentuar, nëse një lëvizje e tillë lidhet më faktin se Mbretëria e Bashkuar do të dale nga Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, një deputet konservator i zonës ku ndodhet fabrika mohon që kjo të ketë lidhje me “Brexit”.

Ndërkohë një tjetër prodhues botëror makinash, Nissan, është tërhequr nga një plan për të ndërtuar një model të ri makine në Mbretërinë a Bashkuar, duke fajësuar pjesërisht Brexit. Rreth gjysma e makinave të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar janë të kompanive Honda, Toyota dhe Nissan.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet