Klubi i mendimit ekonomik

Brexit, raporti “Top Secret” i qeverisë: Goditje e rëndë për ekonominë britanike

Ekonomia britanike do të marrë goditje pas Brexit, pavarësisht se cili do të jetë përfundimi i negociatave. Ky është konkluzioni i një raporti zyrtar të qeverisë, që duhet të ishte mbajtur “Top Sekret”, por që u publikua nga portali “BuzzFeed News”. Sipas gazetës italiane “Il sole 24 ore”, që ka pasqyruar lajmin, dokumenti parashikon tre skenarë të mundshëm: hipoteza më negative, ajo e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, do ta rrëzonte Prodhimin e Përëgjithshëm Kombëtar të vendit me 8%; një marrëveshje tregtare me BE-në mund të conte në një tkurrje të ekonomisë me 5% dhe sipas skenarit më pozitiv, që është ai i një marrëveshje që lejon aksesin e Britanisë në tregun e përbashkët europian për 15 vitet e ardhshme do të kishte një ndikim negativ tek ekonomia me vetëm 2% rënie të PBB-së.

Zonat më të goditura

Raporti i qeverisë pranon se të gjithë sektorët dhe të gjitha zonat në Britaninë e Madhe do të ndjejnë ndikimin negative të Brexit. Por më të goditurat do të jenë Irlanda e Veriut dhe zonat e veriut të Anglisë, ku janë të përqëndruara edhe industritë automobilistike, kimike dhe ushqimore, të cilat janë vecanërisht të rrezikuara.

Qeveria britanike nuk e ka mohuar vërtetësinë e raportit të titulluar “Analizat për daljen nga BE- përmes shënimeve të qeverisë britanike” (EU Exit Analysis – cross Ëhitehall Briefing) që ishte hartuar për një diskutim mes ministrave këtë javë dhe nuk i është përgjigjur interesit të medias për ta komentuar.

Më herët, ministri i ngarkuar për procesin e shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian, David Davis kishte refuzuar një kërkesë të Parlamentit për të treguar studimet e detajuara për impaktin e Brexit tek 58 sektorët e ekonomisë, duke theksuar se studime të tilla nuk ishin bërë. Me publikimin e raportit sekret, opozita ka kërkuar që dokumenti të publikohet nga qeveria, pasi sipas Partisë Laburiste, nuk bëhet fjalë për lojëra politike, por për “mijëra vende pune, shtëpi dhe ndërmarje të rezikuara”.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet