Klubi i mendimit ekonomik

Bonot e thesarit humbin leverdinë, interesat zbresin në negative

Kërkesa e lartë për të investuar në bono thesari ka ndikuar në uljen e interesave të tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një reduktim të vazhdueshëm të interesave të bonove me afat 6 mujor dhe 1 vjeçar, ndërsa ankande për bono me afat 3 mujor nuk janë zhvilluar gjatë vitit 2018.

Sic duket edhe nga grafiku, në 5 ankandet e fundit, të zhvilluar në periudhën 6 nëntor 2018 deri më 5 shkurt 2019, interesat e bonove 1 vjeçare kanë rënë nga 1.54% në 1.27%, që ishte ankandi i fundit i zhvilluar dy ditë më parë.

Ndërsa interesat e bonove 6 mujore kanë pësuar gjithashtu zbritje në tre ankandet e fundit, nga 1.84% në ankandin e datës 3 prill 2018 deri në 1.34% në atë të zhvilluar më 2 tetor 2018, që ka qenë edhe i fundit.

Nëse nga ky nivel interesash do të zbrisnim inflacionin, që për vitin 2018 ka qenë në nivelin 2%, atëherë ajo që qytetarët përfitojnë është një interes negativ.

Kërkesa për të investuar në bono mbetet e lartë, ndërsa oferta e ulët. Kjo pasi qeveria ka deklaruar se nuk do të marrë më borxh te qytetarët e saj, me qëllim që të nxisë investimet dhe kreditimin në vend.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet