Klubi i mendimit ekonomik

Bllokohen 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë, AKU: Ruheshin në kushte skandaloze

2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një magazinë frigoriferike në kryeqytet, pasi ruheshin në kushte të degraduara higjeno-sanitare.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, AKU sqaron, se u gjetën në një magazinë frigoriferike në Tiranë, konkretisht në subjektin “ALB ORCA”, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

AKU thekson, se ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet