Klubi i mendimit ekonomik

Biznesi i vogël në krizë, shitjet bien me 40 miliardë lekë

Biznesi i vogël po has jo pak vështirësi për të mbijetuar në tregun vendas. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për rënie të shitjeve në bizneset familjare. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2017, shitjet e bizneseve me 1 deri në 4 të punësuar kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%.

Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve me 5 deri në 9 të punësuar. Për këtë kategori tkurrja vlerësohet në 10% ose me 19 miliardë lekë kundrejt një viti më parë.

Bizneset e vogla zënë mbi 94% të totalit të bizneseve në Shqipëri. Kontributi i tyre është I madh veçanërisht në drejtim të punësimit.

Kjo pasi bëhet fjalë për biznese familjare ose të vetëpunësuar, që sigurojnë të ardhura sa për të jetuar. Situata e tyre është vështirësuar, për shkak të rritjes së konkurrencës, por edhe shtimit të barrierave të ndryshme.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet