Klubi i mendimit ekonomik

Biznesi “heq qafe” doganierët, vlerësimi do të bëhet online

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, procedura e vlerësimit doganor do të bëhet tërësisht online. Kjo do të shmangë kontaktet e drejtëpërdrejta të biznesit me punonjësit e doganave në terren. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një status në facebook. “Lehtësimi i procedurave për sipërmarrjen vazhdon në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Pas 27 vitesh, procedura e vlerësimit në Doganë do të jetë tërësisht online. Për herë të pare, sipërmarrja s’do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës ne terren. Vlerësimi do të bëhet në një qendër të dedikuar në Drejtorinë e Përgjithshme, tërësisht online e transparente, duke lehtësuar në maksimun kohën dhe kostot për bizneset”, thekson Ahmetaj.

Fillimisht kjo proceduë u testua vitin e kaluar nëpërmjet një projekti pilot tek disa biznese. Tashmë, duke filluar nga muaji shkurt ajo do të zbatohet për të gjitha kompanitë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet