Klubi i mendimit ekonomik

Bizneset i ankohen drejtoreshës së Doganave: Mos zbato më referenca

Biznesi i kërkon doganave që të mos aplikojnë referencat, por të zbatojnë ligjin, pasi kostot për ta janë të mëdha. Në tryezë me drejtoreshën e doganave, Belinda Ikonomi ata kanë paraqitur shqetësimet e tyre, që edhe pse të zgjidhura ligjërisht, në praktikë ekzistojnë ende.

“Në total numri i artikujve për të cilat janë bërë rivlerësime, përjashtuar mallrat me çmim burse dhe makinat, nga 15.51% në vitin 2013, në vitin 2018 janë rivlerësuar me çmim reference vetëm 5.49%”, deklaroi Belinda Ikonomi

“Në praktikë ne kemi parë edhe këtë vit raste kur inspektorë të doganës i anashkalojnë të gjitha vlerësimet, metodat e tjera dhe shkojnë direkt te çmimi referencë. Ndoshta sepse e kanë më të lehtë kështu për të gjetur vlerën doganore, ndoshta sepse kanë presion për të arkëtuar sa më shumë fonde”, deklaroi përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi.

Drejtoresha e Doganave i njohu bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë me lehtësitë që do të ndërmerren, si rishikimi i kritereve për kanalin blu dhe jeshil, për t’i dhënë mundësinë më shumë subjekteve që të përfitojnë nga lehtësitë e kontrolleve doganore. Brenda këtij  viti, pritet që në këto dy kanale të kalojnë 30% e të gjitha deklaratave doganore.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet