Klubi i mendimit ekonomik

BE merr vendim, nga 2021 ndalohet përdorimi i vajit të palmës për biokarburantet

Vaji i palmës është një lloj vaji vegjetal, i cili prodhohet nga pema e palmës afrikane. I njohur për përdorimin e gjrrë edhe koston e ulët ai gjen përdorim të gjerë në treg.

Kërkesat për vajin e palës në treg sa vijnë edhe po rriten, ndërsa në 2050 pritet dyfishimi i kërkesave.  Për të marrë vaj palme duhen prerë pemë dhe sipas saj, i bie të shpyllëzohet një sasi e konsiderueshme pyjesh.

Vaji i palmës nuk mund të përdoret si përzierje me biokarburantet në BE që prej vitit 2021, përveç nëse kjo nuk vjen nga plantacione të vogla (2-5 hektarë) ose është prodhuar në tokë të papërdorur për të paktën pesë vjet, sipas propozimit të Komisionit Europian, që ka dërguar çështjen për konsultim publik deri më 8 mars.

Projekti tregon se vaji i palmës, ai malajzian dhe indonezian, furnizuesit kryesorë të botës me këtë produkt, duhet të eliminohet nga përzierjet e biokarburanteve, siç kërkohet nga BE, në debatin mbi direktivat e reja, ndërsa në fuqi mbetet vaji i sojës që BE importon nga SHBA.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet