Klubi i mendimit ekonomik

Basha nga Korça: Do heqim “Taksën Rama” mbi naftën, kur të vijmë në pushtet

Sot, kryedemokrati Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në Korçë ku ka zhvilluar takime me qytetaret dhe me biznesin e vogël, por jo vetëm.

Basha u ka bërë thirrje Korçarëve që të marrin pjesë në protestën massive të 16 masit, të cilësuar prej tij si më e madhja që ka parë Shqipëria në 30 vite.

Pas ardhjes në pushtet Basha premtoi se do të heq “Taksësn Rama” mbi naftën, e cila do të shtojë  energjitë në ekonomi.

“ “Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi.”- tha Basha.

Ndërkaq, ai është takuar edhe me studentët e këtij qyteti. Ndër të tjera u premtoi se partinë të cilën e udhëheq do ta kenë gjithmonë mbështetje.

“Detyra e PD është që të shtrojë rrugën për të ardhmen e këtij brezi të mrekullueshëm. Nuk ka inferioritet me moshatarët euriopian, por jemi në inferioritet në raport me qeverinë. Akoma bën sikur është zot i fateve tona, por nuk është ashtu”, tha Basha.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet