Klubi i mendimit ekonomik

Banka Tirana kalon te grupi Balfin, Banka e Shqipërisë miraton shitjen

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k. dhe 9.88% nga Komercijalna Banka AD Skopje. Banka e Shqipërisë ka vënë si kusht paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të miratimit të Hellenic Financial Stability Fund (HFSF) për shitjen e aksioneve të Bankës Tirana sh.a.

“Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k.dhe 9,88% nga Banka Comercijalna A.D. Shkup me kusht paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të miratimit të Hellenic Financial Stability Fund (HFSF) për shitjen e aksioneve të Bankës Tirana sh.a”, theksohet në njftimin për shtyp të BSH-së.

Më herët edhe Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë autorizimin për shitjen e 98.83% të aksioneve të Tirana Bank SH.A. nga Piraeus Bank SA te grupi më i madh në vend, Balfin SH.P.K., dhe Komercijalna Banka AD Skopje, ndërsa ka vendosur dhe disa kushte dhe detyrime për blerësit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet