Klubi i mendimit ekonomik

Asambleja e PS/ Rama ndryshon qeverinë. Ja ministrat që ikin dhe kush vjen

Ashtu siç pritej, kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në kabinetin e tij qeveritar. Gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai ka ndryshuar pjesën më të madhe të ministrave, duke vlerësuar punën e bërë prej tyre në këto vite.

Rama ka larguar nga qeveria Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe e ka zëvendësuar atë me Besa Shahini. Largimi I dytë ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili zëvendësohet me Anila Ademin.

Nga qeveria është larguar ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili është zëvendësuar nga Genc Caka. Rama ka larguar edhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, të cilin e zëvendësoi me Belinda Ballukun.

Niko Peleshi zëvendësohet nga Bledi Çuçi si Ministër i Bujqësisë.
Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros. Eduar Shalsi zëvendëson Sonila Qaton si ministër i Sipërmarjes.

Elisa Spiropali emërohet si Ministre për Parlamentin, ndërsa Erjon Braçe emërohet si zëvendëskryeministër, në vend të Senida Mesit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet