Klubi i mendimit ekonomik

Artan Lame e pranon: 80%  e pronave janë regjistruar me probleme

80 për qind e pronave në Shqipëri janë regjistruar në hipoteka me probleme. Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i ALUZNI- t, Artan Lame që e ka pohuar këtë fakt. Ai ka dalë sot para mediave për të shpjeguar krijimin e Kadastrës Fiskale, nismës së fundit të qeverisë për evidentimin dhe regjistrimin e pronave.

“Thelbi është se pas 107 vjetësh shtet shqipëtar dhe 30 vjetësh tranzicion,në Shqipëri akoma nuk dimë ‘kush ka çfarë’. Kësaj enigme 100 e kusur vjeçare, do të duhet t’i japë përgjigje Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Mjafton këtu të përmend vetëm një të dhënë. Sipas studimit të bërë nga ekspertet e Bankës Botërore për situatën hartografike të ZRPP, arrihet në përfundimin e trishtë se 80% e pronave të regjistruara në Shqipëri, janë hedhur me gabime dhe probleme hartografike.”-tha Lame gjatë konferencës.

Për me tepër ai shtoi se qeveria do të mbajë përgjegjësitë për përmirësimin e situatës. “Nga ana tjetër, përmes këtij ligji, Qeveria do të do të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e kësaj situate dhe jo të vijojë me përcjelljen e pasojave të mëkateve të veta tek qytetarët.”-shtoi Lame.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet