Klubi i mendimit ekonomik

Ambicia e Albpetrol-it, 5.5 miliardë lekë të ardhura këtë vit

Albpetrol parashikon që 2019-ta të jetë një vit i artë për të ardhurat. Jo pak, por 5.5 miliardë lekë synon që të mbledhë kompania gjatë këtij viti. Kjo nëpërmjet rritjes së prodhimit të arit të zi. Ashtu sic bën publike vetë Albpetrol, gjatë 2019-ës pritet të prodhohen 129 mijë ton naftë, nga të cilat 46 mijë ton nga Marrëveshjet Hidrokarbure me kompanitë private si Bankers, Sherwood apo Transoil. Në total nga këto marrëveshje priten të derdhen në arkat e kompanisë rreth 1.5 miliardë lekë.

Albpetrol planifikon mbi 1 miliard lekë të ardhura edhe nga shitja e energjisë elektrike, çka do të zërë 19% të të hyrave totale të kompanisë. Pjesa tjetër përbëhet nga shitja e gazit dhe nga shërbimet që kryen vetë shoqëria.

Gjatë këtij viti pritet një promovim më i madh për blloqet e lira të kërkimit, për të lidhur marrëveshje me investitorë të tjerë. Gjithçka për të përmirësuar performancën e një prej kompanive, që në të kaluarën ka pasur jo pak probleme.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet