Klubi i mendimit ekonomik

AKU nis kontrollin në zonat rurale, bllokohen 2 subjekte në Lezhë, ushtronin aktivitet në kushte skandaloze

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa subjekte në Lezhë, pasi ushtronin aktivitet në kushte skandaloze higjenike.

Sipas AKU-së, në Lezhë u konstatuan dy subjekte me mungesë të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit përkatës që çoi deri në mbylljen e tyre.

Në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi” i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar.

Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.

Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit.

Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet