Klubi i mendimit ekonomik

AKU/ Arritje, festat e fundvitit pa asnjë rast helmimi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka kryer një sër inspektimesh në territorin e Shqipërisë. Duke qënë se java që lamë pasë përkonte edhe me datat  e ndërrimit të viteve, rastet e helmimeve nga ushqimet janë shumë të larta, por këtë vit rezultoi e kundërta.

Në datat 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe 1 janar të ktij viti, inspektorët e AKU-së kanë qenë nën monitorimin e festave të fund vitit në çdo qytet, por gjithçka rezultoi sukses, pasi nuk u shënua asnjë rast helmimi nga ushqimi. Ndërsa në datat 3-4 janar 2019 janë kryer 125 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë marrë 71 Paralajmërime dhe janë bërë  738 inspektime në Pikat Doganore.

Ndërkohë në vend janë kryer një sër analizash, ku ndër to kanë qenë raste të kontrolleve në zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar, në zyrtart në terren dhe një pjesë kanë qenë analiza vetëkontrolli.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet