Klubi i mendimit ekonomik

Ahmetajt bën analizën e paketës ekonomike, i përgjigjet deputetja e PD

Kreu i Komisionit të Kuvendit për Ekonominë, ish-ministër i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë anlizën e  paketës ekonomike të PD.

“Taksa e sheshtë e aplikuar sipas propozimit të PD-së, praktikisht e zhvendos barrën e taksës nga shtresat me të ardhura më të larta tek ata me të ardhurat më të ulëta, duke sjellë si konsekuencë rritje të pabarazisë”-shkruan ndër të tjera Ahmetaj, duke iu referuar taksës së sheshtë 9%.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu i ëshë përgjigjur përmes një statusi në facebook ish ministrit Arben Ahmetaj, në lidhje me analizën e paketës që ai prezantoi.

 “Partia demokratike propozon tatimin proporcional prej 9% për të gjitha pagat duke nisur nga shuma mbi 30.000 lek. Sot partia Socialiste i merr shqiptarëve 13% dhe + 23% për diferencën mbi 120.000 lek.”- shkruan deputetja.

Per te sqaruar disinforminin qe shkakton Arben Ahmetaj sa here qe flet.Partia demokratike propozon tatimin…

Gepostet von Fatbardha Kadiu am Dienstag, 12. Februar 2019

Postimi i plotë:

Per te sqaruar disinforminin qe shkakton Arben Ahmetaj sa here qe flet.

Partia demokratike propozon tatimin proporcional prej 9% per te gjitha pagat duke nisur nga shuma mbi 30.000 lek.Sot partia Socialiste i merr shqiptareve 13% dhe + 23% per diferencen mbi 120.000 lek.

Megjithate e gjithe propaganda Robin Hood-iane per taksimin e larte mbi shtresat e pasura ne USA, Zoti Ahmetaj as nuk mund ta artikuloj dot per Shqiperine.

Sepse nuk ka shqiptar te pasur se ka nje page te larte. Le te tregoje Zoti Ahmetaj se pari kush eshte burimi i te ardhurave te shtresave te pasurve te Shqiperise, e pastaj te ngre nje analoge me USA apo dhe me henen Po deshi.

Per ti ardhur ne Ndihme Mund ti kujtoj Zotit Ahmetaj sa taksa pagoi Shoku i tij kur mori koncesionet e incerenatoreve dhe Ia shiti ato për 24 ore nje subjekti tjeter???? Sa mund, Pune te merituar apo vlere te shtuar i dha ai shoqerise tone per te perfituar miliona euro. Ky eshte burim te ardhurash qe as Zoti Ahmetaj e askush nga Partia Socialiste nuk flasin, por tallen me taksimin mbi pagat.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet