Klubi i mendimit ekonomik

Ahmetaj mbron buxhetin 2019 në Kuvend, opozita mungon në sallë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka mbrojtur në Kuvend buxhetin e vitit 2019, ndërsa opozita ka preferuar sërish që të vijojë bojkotin e komisioneve parlamentare.

Gjatë prezantimit Ahmetaj tha se buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM.

Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë. Do të rritet akciza për duhanin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herë të parë shkojnë në 519 mln lekë. Totali programohet me rritje me 5.9%” tha Ahmetaj.

Ahmetaj ka ripërsëritur rritjen e pagave për mësuesit, mjekët e infermjerët.

“Transporti për nxënësit është parashikuar për të shpenzuar 680 milionë lekë. Përfitojnë 36 mijë mësues, është hera e dytë që arsimi ka një rritje të konsiderueshme të pagave. Kjo është rritja e dytë e konsiderueshme brenda në një periudhë shumë të shkurtër, në harmoni të plotë të të gjithë qeverisë për të rritur cilësinë e arsimit. Do të përfitojnë 4600 mjekë dhe mbi 134 mijë mijë, edhe kjo është rritja e dytë e konsiderueshme.”, tha ai.

Lidhur me sektorin bujqësor, Ahmetaj theksoi, se qeveria do të mbështesë fermerët me financime dhe projekte të IPARDIT ndërsa për vitin 2018 mbështetja për fermerët u rrit me 900 milionë lekë nga viti në vit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet