Klubi i mendimit ekonomik

Agjencia e Prokurimeve vendos: Jo më dreka festive me paratë e qytetarëve

Traditës së drekave dhe darkave të Vitit të Ri për nëpunësit shtetërorë, paguar me paratë e qytetarëve u ka ardhur fundi. Agjencia e Prokurimit Publik, i ka paralajmëruar të gjitha institucionet shtetërore se nuk do të lejohet hapja e procedurave të prokurimit që kanë në qendër pikërisht këto mbledhje festive.

“Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike, si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik, me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale”, njofton APP.

Tenderat për dreka u dënuan nga kjo Agjenci edhe vitin e kaluar, por pas shpalljes së procedurave nga një numër i madh dikasteresh. Pjesa e mbetur e institucioneve u detyruan të paguajnë nga xhepat e punonjësve faturën për festat e fundvitit. Nga ky vit e në vijim, duket se kjo do të jetë edhe mënyra e vetme për të festuar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet