Klubi i mendimit ekonomik

Aeroporti i Kukësit, Rama entuziast: Parashikohen 300 mijë udhëtarë në vit

Aeroporti i Kukësit do i shërbejë 300 mijë udhëtarëve, të cilët çdo vit mund të fluturojnë përmes tij.

Kështu deklaroi këtë të mërkurë nga fshati Shishtavec I Kukësit, kryeministri Edi Rama.

Ai tha, se aeroporti do të nisë punën në terren në fillim të vitit të ardhshëm, sipas standardeve ndërkombëtare, madje, ai theksoi, se aeroporti është rruga për zhvillimin ekonomik të zonës.

“Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta. Unë besoj shumë që në këtë zonë do të shohim zhvillimin pas ndërtimin e aeroportin.

Ai do të shndërrohet në një aeroport me nivele të larta. Në të do të lëvizinin rreth 300 mijë udhëtarë në vit. Imagjinojeni vetë se çdo të ndodhë. Po flisja me Safetin (Gjicin) për këtë dhe ai tha me shaka: 300 mijë kafe më shumë në Kukës.

Aeroporti e bën shumë herë më të thjeshtë dhe më ambicioz investimet për të transformuar Shishtavecin në një destinacion të rëndësishëm për skitë” tha Rama.

Kryeministri Rama ishte sot në Shishtavec, në kuadër të nismës “100 fshatrat”, ku u shpreh se vetmja rrugë për daljen nga varfëria e këtyre zonave është turizmi.

Sipas tij, Shishtaveci është vendi ideal për agroturizmin, transformimin e shtëpive në butina dhe investimet për ndërtimin e një resorti skish.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet