Klubi i mendimit ekonomik

Aeroporti i Gjakovës do të aktivizohet, pritet të nisin shpronësimet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke e cilësuar Aeroportin e Gjakovës si një aset jashtëzakonisht të madh për vendin, është shprehur se ai nuk duhet të lihet në harrim, port ë aktivizohet. Deklaratat Ministri Lluka i ka bërë gjatë një takimi me Kreun e Komunës së Gjakovës Ardian Gjinin “Ne u dakorduam që të marrim përsipër pjesën e shpronësimit, sepse është një pjesë përreth Aeroportit që duhet të shpronësohet. Janë toka private diku 45 hektarë. E kemi përsipër një punë jashtëzakonisht të rëndë sepse duhet të merremi me Ministrinë e Financave, me Ministrinë e Mjedisit, që t’i koordinojmë punët për shpronësimin e tokave për aeroport dhe aktivizimit të aeroportit përmes komunitetit ndërministror për partneritet publik-privat”, tha Lluka.Sipas tij, aktivizimi i Aeroportit të Gjakovës do bëhet si pjesë e Aeroportit të Prishtinës dhe për këtë janë duke u shqyrtuar të gjitha format ligjore, pasi nuk mund të krijohet një aeroport dytësor në Kosovë.“Nëse ne bashkëpunojmë me Aeroportit të Prishtinës ata kanë interesim ta marrin përsipër dhe ta aktivizojnë Aeroportin e Gjakovës, duke gjeneruar një punësim të konsiderueshëm 60-100 persona”, tha kreu i MZHE-sa, duke sqaruar se ky Aeroport do të jetë komercial dhe nuk do të jetë vetëm për një qëllim.Ndër çështjet tjera që u diskutuan në këtë takimin ishin edhe terminali doganor, parku i biznesit në Gjakovë dhe subvencionimi i bizneseve.Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, biseduan për tema të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin në Gjakovë.“Biseduam për projekte të mundshme, për nevojat që kemi dhe bashkëpunimin me Ministrinë si Komunë e Gjakovës. Jemi ndal edhe në disa çështje që janë jetike dhe strategjike. Kemi provuar të koordinohemi për këto projekte dhe një prej tyre është edhe Aeroporti edhe zona industriale”, tha ai.

Sipas Ekonomia on line

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet