Klubi i mendimit ekonomik

A po ju shkakton stres vendi juaj i punës?

Ka shumë gjasa që gjithsecili prej nesh në një moment të caktuar të ndiejë sikur nuk po i mjafton ajri teksa ndodhet në punë.

Ky fakt shkaktohet më se shumti nga stresi që lind, rritet dhe zhvillohet në një ambient pune. Stresi në vendin e punës:

  1. A jeni duke punuar më shumë orë sesa jeni kontraktuar?
  2. A ndiheni nën presion për të qëndruar deri vonë për të përmbushur afatet e ngjeshura?
  3. A po punoni deri vonë çdo javë?
  4. A është e vështirë për të punuar me kolegët tuaj?
  5. A ju duket i vështirë komunikimi me shefin tuaj?
  6. A e konsideroni negative dhe demoralizuese atmosferën në vendin tuaj të punës?

Në qoftë se do t’i përgjigjeshit këtyre pyetjeve, atëherë ka shumë mundësi, që vendi juaj i punës është shkaktar i stresit që ndieni. Duhet pasur parasysh që nivelet e stresit tuaj duhen mbajtur nën kontroll me qëllim që të arrini synimet tuaja të karrierës dhe për të mbajtur një ekuilibër të lumtur mes punës dhe jetës. (Ekonomia Online)

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet