Klubi i mendimit ekonomik

Qeveria miraton buxhetin 2019. Ahmetaj zbardh shifrat

Qeveria po tregohet ambicioze me buxhetin vitin e ardhshëm. Një vit elektoral, ku premtohen politika populiste që materializohen në ulje taksash, rritje pagash, rritje ekonomike e ulje borxhi. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zbardhur shifrat e projektbuxhetit 2019, që u miratua në mbledhjen e qeverisë.

Drafti parashikon që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të arrijë në 4.3%, shumë më ambicioze se parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN e Banka Botërore që i qëndrojnë objektivit të rritjes prej 3.9% vitin e ardhshëm.

“Deficiti buxhetor për vitin 2019 është planifikuar të jetë – 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor, që shkon me atë angazhim dhe mendësi të kësaj qeverie për të ulur ngarkesën e borxhit public mbi shpatullat e qytetarëve”, deklaroi Ahmetaj.

Qeveria parashikon që vitin e ardhshëm të ulë ndjeshëm nivelin e borxhit, duke e zbritur atë në 64.9% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Një objektiv që synohet të arrihet nëpërmjet rritjes së të ardhurave dhe suficitit në buxhet.

“Ajo që ne e përdorim si spiranca kryesore e shëndetshmërisë së financave publike, pra borxhi publik, në fund të vitit 2019 borxhi publik pritet të bjerë në nivelin 64.9 %”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas kreut të Financave, ulja e borxhit do të realiozhet duke mbajtur investimet publike në nivelet e viteve të mëparshme të 5% të PBB-së.

“Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik, prapë do të kemi një inevl investimesh të konsiderueshme prej 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, qeveria si aktor ekonomik, nëpërmjet invesimeve publike, do të vazhdojë të investojë në nivele të konsideueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë rreth 900 milionë dollar”, u shpreh Ahmetaj.

Projetbuxheti 2019 parashikon që të ardhurat buxhetore të jenë në nivelet e 27.8 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

 

TREGUESIT E PROJEKTBUXHETIT 2019

                                    (Burimi: Ministria e Financave)

 

Rritja ekonomike                    4.3% e PBB-së

Deficiti buxhetor                   – 1.9% e PBB-së

Niveli i borxhit                        64.9% e PBB-së

Investimet publike                    5.0% e PBB-së

Të ardhurat në buxhet           27.8% e PBB-së

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet