Klubi i mendimit ekonomik

Luhatjet e euros! E ardhmja e paqartë e monedhës europiane

Euro po has vështirësi të fitojë pikë në tregun e këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet aktualisht me 124.4 lekë.

Që prej fillimit të kësaj jave, euro ka fituar 0.2 lekë, ndërkohë që sot është futur prapë në trend rënës. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se forcimi i euros gjatë ditëve të para të javës ka ardhur ngaqë bankat kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët. Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit të dhjetorit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet