Klubi i mendimit ekonomik

Protestat që dogjën Parisin. Macron tërhiqet nga rritja e taksës së karburanteve

Kanë dhënë rezultat protestat në Francë. Pas tre javësh protesta masive dhe shpesh herë të dhunshme, qeveria franceze ka pezulluar vendimin për rritjen e taksës së karburanteve.

Kjo lëvizje e qeverisë së Macron erdhi e detyruar pas pakënaqësisë masive dhe protestave që i vunë zjarrin Parisit. Me mijëra qytetarë, të veshur me jelekë të verdhë dhe që u quajtën “jelekëverdhët” kundërshtuan me forcë vendimin për rritjen e taksës së karburanteve.

Mësohet se pezullimi do të bëhet vetëm për disa muaj për t’u dhënë palëve kohën e mjaftueshme për të negociuar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet